Ju nuk mund ti perdorni keto materiale pa te drejten e autorit.

Projekt i mbështetur nga
Ministria e Kulturës
logo


RRUGA “EGNATIA”, MONUMENTI MË I RËNDËSISHËM I ANTIKITETIT NË SHQIPËRI DHE NEVOJAT PËR PROMOVIM

Ekspert: Dorjan Medolli

Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me të cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p.e.s., një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Rruga, siç dëshmon Straboni, kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonisë. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidaninos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar “Rruga Egnatia”, në një pikë, vlerësuar nga Straboni e barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilën janë shkruajtur dy intinerarët të përfshira në Intenerarium Provinciarium, koiçidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Internerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato përshkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn. Sigurisht nga kjo zonë, për më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhej rruga Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore që duhet të themi se shtrihet të paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës se Madhe e të Vogël). Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufiri midis Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos, nga ku kalonte dhe një rrugë nga nyja e rëndësishme “viario e stobit”.

Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar Ultësirën e Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Selanik. Qyteti në gjirin termik ndodhej vetëm në gjysmën e rrugës që mbaronte në Cipsela në Ebro. Duke parë që rruga kalon në shumë zona, gjatë gjithë hapsirës së saj ajo ndeshej me shumë konfiguracione morfologjike të terrenit: terrene fushore në afërsi të zonës moçalore të Muzakajve, brezaret lumore gjatë Shkumbinit, bregu i liqeneve me origjinë tektonike, kalime të menjëhershme nga kodrat në shpatet e maleve që më pas ndiqeshin nga zbritje të menjëhershme. Megjithatë inxhinierët romakë që ndërtuan rrugën arritën të evitonin me përjashtim të pak rasteve të paevitueshme ndryshime të menjëhershme të lartësisë së rrugës. Në trasenë e rrugës Egnatia gjejmë teknikën e ndërtimit romak të rrugës: arritja e qendrave në mënyrë më të drejtperdrejtë, komode, ekonomike, përpjekjeve për të evituar përmbytjet dhe uljet e terrenit me forcë. Megjithëse rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të komunikacionit me botën romake, dy shekuj kërkime arkeologjike e studime sedimentare në një stratigrafi mbi këtë rrugë është tepër larg për të thënë që është e kënaqshme.

           

Për shembull, në fakt janë komplet të panjohura jo vetëm rruga në detaj por dhe linja e ndjekur nga rruga midis Kuçit dhe Muriqanit. Përveç kësaj, shumë shpesh dhe me shpejtësi është rastisur çdo hipotezë e rrugës, me atë të ndjekur nga rruga moderne. Ndërsa këtë rast e gjejmë kur me të vertetë konfiguracioni fizik i terrritorit detyron rrugën të kaloj dhe në zona të ngushta. Megjithëse ka mundësi që të kenë ekzistuar një seri rrugësh që vinin në bashkëpunim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, vendburime bronxi, ofiçine, pika prodhimi, merkato, tentativat për të gjetur gjurmë të pistave për periudhën greke, maqedonase dhe ilire edhe me hartat e punuara me dorë nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më sot.

Dhe kështu tentativat për të besuar për ekzistencën e ndërtimeve dhe shtrimeve ilire ose ato teza për ndërtimin e rrugës para kohës romake dhe në mënyrë analoge pas kohës romakë nuk duken shumë të besueshmë nga hetimet e gërmimeve, por bazohen ekskluzivisht në vështrime makroskopike te trasesë dhe matjeve që shpesh herë janë kundërshtuese përsa i përket gjerësisë së rrugës. V. Shtylla që përmbledh shkrimet e Cekës dhe Papajanit konsideron para kohës romake (ilirë) për shembull, mbetjet e dukshme në Gurat e Zeza të Xhyrës dhe një mur të madh afër Qafë Thanës me motivin që gjerësia e tyre (1. 2 deri 1. 8 m) do kishte lejuar vetëm kalimin e kuajve dhe të kafshëve, dhe jo të qerreve. Njëra nga alternativat nga ku mund të ketë marrë emrin rruga Egnatia, është qyteti Egnatia në Italinë jugore buzë Adriatikut, i banuar në origjinë nga fisi Ilir i Japigëve, të cilët patën kapërcyer Adriatikun. Rruga Egnatia në trojet e Ilirisë jugore, ishte vazhdimi i rrugës Apia në Itali, njëra nga arteriet më të mëdha rrugore të Romës ( shek. IV p.e.s ) e cila niste nga Roma duke kaluar nëpër Beneventum dhe e arrinte Adriatikun në Brindizi.

Për herë të parë rruga nga Apollonia në Selanik përmendet nga historiani grek Polibi, në vitin 120 p.e.s dhe më vonë historiani tjetër grek Straboni, i cili jetoi në periudhën nga viti 63 p.e.s – 20 e.s.

Në fillim, gjatë periudhës republikane, rruga Egantia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjo kryesisht me luftrat romako-maqedonase deri në vitin 16 p.e.s., kur Maqedonia u bë provincë romake. Më tej, ajo fitoi një karakter të një arterie të rëndësishme ekonomike duke lidhur gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Evropës Perëndimore me Ballkanin e Jugut, Azinë e Vogël, Lindjen e Afërme e deri në Mesopotaminë e njohur.

Në territorin e Ilirisë gjatë shek. I p.e.s., në kohën e ekspeditave ushtarake romake, rruga Egnatia ka luajtur një rol të rëndësishëm, veçanërisht në luftimet ndërmjet Çezarit e Pompeut në mesin e shek. I p.e.s.

Romakët në vendet e pushtuara, gjatë ndërtimeve të tyre sidomos në ndërtimet rrugore shfrytëzuan rrugët ekzistuese. Kështu ndodhi konkretisht dhe me rrugën e rëndësishme Egnatia, e cila kaloi në trasenë e rrugës pararomake të Kandavisë me drejtim po luginën e Shkumbinit, që në periudhën qytetare ilire kontrollohej nga disa vendbanime të fortifikuara.

Hammondi nënvizon limitet e këtyre tentativave për të arritur gjerësinë e trasesë dhe sjelljen e tyre në fazat e ndërtimit. Pikërisht për këtë duket e vështirë që mbretëria Ilire e Agronit e më pas ajo e gruas së tij, Teutës, që kishte arritur të zhvillonte strukturat shtetërore vetëm nga mesi i shekullit të tretë të kishte arritur të realizonte veprimtarinë e shtrimit të rrugëve në një territor, në të cilin, për më shumë nuk dihej nëse ishte në kontrollin e tij. Eshtë e ndryshme çështja përsa i përket ndërhyrjes rrugore në kohën e Maqedonisë. Në fakt është e sigurtë që disa pjesë të rrugës që më pas do bëhen pjesë të rrugës Egnatia si ajo përmes paradës së Kirli Derven ishin të fiksuara dhe të shënuara nga Horoi si gurë përgjatë rrugës që tregonin distancën në njësi. Maqedonësit kanë bërë me siguri ndërhyrje në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugës në vitin 190 p.e.s. nën drejtimin e Filipit V, për të ndihmuar kalimin e Konsullit Lucio Comelio Scipone, ashtu sic i ishte kërkuar nga romakët.

I vetmi dorëshkrim mbi ndonjë ndërhyrje infrastrukturale të maqedonasve në zonën për të cilën po flasim, është ajo e bërë me urën e Topçias e bërë nga Hammondi, por e vënë në diskutim kohët e fundit për shkak të kërkimeve arkeologjike që dëshmojnë ndërtimin artizanal në kohën romake. Ka shumë mundësi që romakët të mos kenë përfituar nga eksperiecat e mëparshme të ndërtimit. Ndërhyrja e tyre bashkëpërcaktohet si një diçka evolutive e cila supozon njohje të mirë ekonomike, gjeografike, etnografike, gjeometrike dhe organizim të mirë. Trasetë e vjetra me kthesa u zëvendësuan, kjo edhe falë bonifikimit të zonave moçalore, me rrugë të drejta që ndonjëherë evitonin qëndrat ekzistuese dhe krijonin kështu qëndra të reja popullimi. Në disa raste u shfrytëzuan pista të mëparëshme duke u shtruar dhe një herë. Filluan të ndërtoheshin ura prej guri për të kaluar, në vendet ku kalonte uji. Për kalimin në disa vende të veçanta u bë i nevojshëm ndërtimi i urë-rrugëve dhe i mureve mbajtës.

             

Romakët filluan ta ndërtonin rrugën menjëherë pas ose maksimumi në çerekshekullin pasardhës nga nxjerrja e masave paraprake përmbledhëse në shprehjet e Tloro Metello “ordinanti cum maxime Macedoniae statum”, sipas të cilave jepej urdhri, mbas ngjarjeve të rëndësishme të 2-vjeçarit 148-146 p.e.s., në provincën e Maqedonisë për realizimin e të gjitha kushteve politike e juridike në përdorimin e territorit nga ana e pushtuesve të rinj.

Përveç ndërtimit të rrugës Domizia, gjithmonë në gjysmën e shekullit të dytë mund të çojë në një kontest të vetëm kohor e strategjik dy infrastruktura të menduara dhe të ndërtuara gati duke përqafuar njëkohësisht territoret e reja që romakët kishin pushtuar në pellgun mesdhetar. Motiv për ndërtimin e infrastrukturës së re ishin natyrisht, jo vetëm nevoja ushtarake që me raste favorizonin një lëvizje më të shpejtë të trupave ushtarake por edhe nevoja ekonomike, duke vënë në lëvizje vendet e reja dhe banorët e tyre. Rruga e re duhet të shërbente në këtë profil për të shkaktuar një rritje ekonomike të përgjithshme të zonës, të cilat që pas masave të ashpra të marra në vitin 168 p.e.s. kishin rënë në një gjendje të rëndë rraskapitje. Edhe pas një shekulli distancë, efektet shkatërruese të atyre masave të marra, Strambone mundej akoma t’i vlerësonte dhe janë evidentuar edhe në burime të tjera historike dhe letrare të shekullit të parë p.e.s., që përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peizazh i shkretëtuar.

 

  1. Hyrje

Rruga “Egnatia”, e cila njihet dhe si “Via Egnatia”, ka qenë një nga rrugët më të mëdha e më të rëndësishme të botës antike. Traseja e rrugës “Egnatia” nga Durrësi e deri në Qafë-Thanë është monumenti më i njohur dhe më i rëndësishëm i antikitetit në Shqipëri.

Ky monument, për nga rëndësia dhe pesha që zë në historiografinë botërore, mund të krahasohet me qytet kryesore të Ilirisë antike, si Dyrrah-un, Lisos-in, Apolloni-në, Bylis-in, Orik-un apo Buthrot-in. Është fat që në Shqipëri ruhen ende gjurmë të kësaj rruge.

Rruga “Egnatia” është dashur prej kohësh që të kthehej në objekt të vizitueshëm, pasi kjo rrugë ruhet ende gati e paprekur përgjatë gjithë rrjedhës së sipërme të lumit të Shkumbinit, veçanërisht në trevat e malësisë së Librazhdit të sotëm, nga Miraka e deri në Qukës. Pjesa më e ruajtur, më interesante dhe më e rëndësishme e kësaj rruge është segmenti Mirakë-Qukës, e cilan dodhet në rrjedhën e majtë të lumit Shkumbin.

Në këtë rrugë duhet të shënohen në tabela stacionet romake të periudhës antike, por edhe hanet e periudhave të mëvonshme historike. Sipas Tabelës së Poetingerit, prej Urës së Haxhi Beqarit në Mirakë dhe deri në Qafë-Thanë, nëpër rrugën “Egnatia” ndodhen katër stacione: Stacioni i Mirakës me emrin Treiecto; stacioni i Babjes Ad Dianam; Stacioni i Qukësit me emrat: In kandavie, Mutadio in Tabernas dhe Tres Tabernas dhe në Urakë stacioni me emrat: Pons Servilis dhe Maucio Klaudanon-it. Gjatë periudhave të mëvonshme në këto treva kanë qenë ndërtuar edhe disa bujtina me emrat: Hani i Babës në Babje, Hani i Porosekut në Dardhë dhe Hani Kopaçit në Qukës-Skënderbej, etj.

Vend-pushimet që do të ndërtohen pranë ish stacioneve romake do të shërbejnë, ashtu si në antikitet, për pushimin e turistëve (vizitorëve), si dhe për t’u siguruar atyre shërbime të ndryshme. Në shërbim të udhëtarëve, duhet të krijohen karvane me kuaj, apo mjete të tjera komunikimi.

 

             

 

  1. TË DHËNA MBI RRUGËT

Rruga e Kandavisë

Para se kjo rrugë të quhej “Via Egnatia”, ajo thirrej me një emër tjetër. Nëpërmjet luginës së lumit Genesis (Shkumbinit të sotëm) kalonte një rrugë shumë më e vjetër, e cila njihej me emrin “Rruga e Kandavisë”. Kjo rrugë e kishte marrë emrin nga krahina ilire e Kandavisë, përmes së cilës kjo rrugë kalonte.

Në vitin 1508 Konrad Poitinger, i cili ishte një nëpunës i thjeshtë i qytetit të Asburgut, në Gjermaninë Jugore, gjeti në bodrumet e qytetit të tij një hartë të vjetër të bërë me dorë. Ajo ishte kopje e një harte gjigande e hartuar (punuar) në pergamenë nga romakët.

Harta përshkruante më shumë se 80 000 km rrugë, të cilat përshkonin kryq e tërthor Perandorinë Romake nga Lindja në Indi dhe deri në Perëndimin e largët, në ishujt Britanikë. Në hartë ishin të shënuar me shenja të veçanta dhe me ngjyra gati të gjitha vendet dhe rrugët kryesore të Perandorisë së Romake.

Harta ishte e mbështjellë në formën e një rrotulli dhe kishte një gjatësi prej 6,75 m dhe gjërësi rreth 33 cm. Ajo ishte e formuar prej 12 fletëve, të cilat ishin të ngjitura njëra pas tjetrës. Njëra nga fletët mungonte, ndaj sot ekzistojnë vetëm 11 fletë.Në hartë ishin shënuar me shenja të veçanta lumenjtë, rrugët, stacionet e këtyre rrugëve, si dhe qindra emra qytetesh. Në hartë ishin vendosur largësitë ndërmjet qyteteve, stacionet dhe pikat ku mund të ndalonin udhëtarët për t’u çlodhur.

Harta u quajt Tabula Peutingeriana, për nder të zbuluesit të sa (Konrat Pointingerit) dhe sot ajo ndodhet e arkivuar në Vjenë, në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë.Rruga e vjetër lidhte krahinën e Kandavisë me qytetet fqinje të saj, me Pelionin (Selca e Poshtme), Skampën dhe Belshin, por edhe me dy qytetet e mëdha e të rëndësishme të Ilirisë, Dyrrahun dhe Apoloninë.Nëpërmjet kësaj rruge siguroheshin lidhje me territoret e tjera të Ballkanit Lindor. Rruga e Kandavisë vijoi të quhej me këtë emër deri në fillim të shek. II para Kr. dhe pas kësaj kohe rruga e ndryshoi emrin e saj.

Me pushtimin e Ilirisë nga Perandoria e Romës, romakët treguan interes për Rrugën e Kandavisë. Ajo ishte vazhdim i Via Appia, e cila lidhte Romë me pjesët lindore të gadishullit Apenin që kishin dalje në detin Adriatik dhe që ndodhej pothuajse përballë me rrugën e Kandavisë.

Rruga kalonte nëpër një vend strategjik të Ilirisë antike, siç ishte lugina e lumit Genesis dhe nëpërmjet saj do të lëviznin trupat pushtuese të ushtrisë romake, të cilat do të invazionin viset e tjera të Ballkanit dhe të Lindjes.

Ajo rrugë do të bashkonte pjesët e pushtuara në lindje të Ballkanit dhe do të krijonte një lidhje të drejtpërdrejtë të Ballkanin jugor me Romën. Romakët e zgjeruan dhe e zgjatuan më tej atë.

Përmirësimi më i rëndësishëm i saj u krye në shek.I pas Kr. nga Egnatius, konsulli romak i Selanikut. Për nder të tij, rruga e re u quajt: “Via Egnatia”. Rruga ishte një lidhje me rëndësi jetike për territoret romake në lindje dhe ishte hallka kryesore e Perandorinë së Romës në Mesdheun lindor.

Via Egnatia u ndërtua në mënyrë që të lidhë një zinxhir të kolonive romake që shtrihen nga deti Adriatik e deri në Bosfor. Rruga u përdor nga romakët edhe për qëllime tregtare, për transportimin e mallrave të shumta që ishin grumbulluar në vendet e pushtuara për në Romë.

Tabela e Poitingerit

Tabela e Poentingerit: Lumi Genesis, Stacionet Clodiana (Peqin), Skampis (Elbasan), Ad Dianam (Babje, Librazhd) etj., si dhe qytetet Apollonia, Aulona etj.

Tabela e Poentingerit: Lumi Genesis, Stacionet Clodiana (Peqin), Skampis (Elbasan), Ad Dianam (Babje, Librazhd) etj., si dhe qytetet Apollonia, Aulona etj.

Stacionet romake në Kandavi

“Via Egnatia” në Iliri, e cila gjithashtu ishte e shënuar në hartën e Pointingerit, zinte fill nga qyteti antik i Dyrrahut dhe përshkonte mes për mes të gjithë gadishullin e Ballkanit, nga deti Adriatik e deri në Kostandinopojë. Në trevat e Ilirisë janë shënuar të gjitha stacionet dhe largësitë (distancat) ndërmjet tyre.

Sipas Tabelës së Poitingerit, në trevat e Kandavisë (prej Urës së Haxhi Beqarit në Mirakë dhe deri në Qafë-Thanë) rruga Egnatia kishte katër stacione. Stacioni i parë, pranë Mirakës së sotme, quhej Treiecto; stacioni i dytë, që ndodhej afërsisht pranë Babjes së sotme, quhej Ad Dianam; stacioni i tretë, që ndodhej në Qukës, kishte tre emra: In Kandavie, Mutadio in Tabernas dhe Tres Tabernas; stacioni i katërt, që ndodhej në vendin e quajtur Kostriçan (Urakë) kishte dy emra: Pons Servilis dhe Maucio Klaudanoni. Stacionet shërbenin për pushimin e udhëtarëve, për t’u siguruar shërbime të ndryshme, për ndërrimin e kuajve dhe për sigurimin (mbrojtjen) e rrugës.

Problematikat evidente dhe rruget e pakalueshme

Ajo çfare do të mund të konstatohet si problematikë imediate dhe e rëndesishme për zhvillimin e zonës është infrastruktura, përkatësisht rrugët e dëmtuara dhe shpesh herë edhe të pakalueshme. Eshte e vështirë për një automjet me parametra normale të kalojë në rrugët egzistuese. Natyra është shumë favorizuese në këtë zonë, me njerëz të dashur dhe me dëshirë për të të shpjeguar çdo risi apo histori të zonës.

 

           

  1. VIZITORET ME FAME NE RRUGEN EGNATIA

 

Nëpër Kandavi, nëpërmjet rrugës Egnatia, kanë kaluar disa nga personalitetet më të njohura të botës antikike, si Ciceroni, Cezari, Pompeu, gjeografi i njohur Straboni etj., të cilët, duke kaluar nga Via Egnatia, përmendën viset e Kandavisë në shkrimet e tyre.

Kështu, dijetari i shquar romak, Ciceroni, do t’i shkruante mikut të tij: “…Nëqoftëse ti nxiton, sidoqoftë do të më arrish, sepse unë ose do të kem sosur në Epir, ose do të kaloj pa u ngutur nëpër Kandavi…” (Cicero: Letrat).

Strategu i shquar romak, Jul Cezari, në librin e tij autobiografik “Lufta Gale”, shkruante: “Por, duke qenë se Cezarin e pengoi Apollonia që të merrte rrugën e drejtë, Pompeu me anë të Kandavisë u drejtua për në Maqedoni”.

Dhe më tej ai shkruan: “Domitit… iu desh të largohej prej këndej për mungesë të ushqimeve dhe të shkojë në Heraklea (Sintika), që është nën vartësinë e Kandavisë dhe kështu e solli fati, që të gjendet përballë Pompeut”.

(Juli Ceasaris: Lufta Gale). Rrugën “Egnatia” e ka përshkruar edhe gjeografi i shquar i antikitetit, Straboni, i cili, në librin e tij “Geografika”, shkruante: “Buzë rrugës që shkon për në Kandavi janë liqenjt rrotull Lyhnidit që kanë vende të mjaftueshme për të kripur e për të tharë peshq…” (Strabonis: Geographica).

 

  1. RRUGA “EGNATIA” NË SHQIPËRI, SI OBJEKT STUDIMI

 Interesi për të vizituar trasenë e rrugës Egnatia në Shqipëri dhe për të bërë përshkrimin e studimin e saj ka qenë i kahershëm. Përshkrimet e para i kemi nga Dr. Von Hann, i cili 160 vjet më parë botoi një studim mbi historinë e Shqipërisë.

Dr. Johann Georg Von Hanhn ka qenë studiuesi i parë që identifikoi Malet e Kandavisë dhe krahinën e Kandavisë, që ishin përmendur në veprat e autorëtve antikë, me Malet e Polisit të sotëm në trevat e Librazhdit (Dr.Johann Georg Von Hanhn: Albanesische Studien, Jena 1854).

Në fillim të shek. të 20-të, dy arkeologë austriakë, K.Prashniker dhe A. Shober, gjatë një ekspedite informative në Shqipëri dhe Maltë Zi, kishin planifikuar të eksploronin rrugën “Egnatia” në rrjedhën e sipërme të lumit të Shkumbinit.

Për fat të keq, arkeologët austriak nuk arritën të kalonin në rrugën “Egnatia”, pasi udhëtimi i tyre “u shty aq shumë saqë autorët mundën ta linin Vjenën atëhere kur kishte kaluar preiudha vjeshtore, e favorshme për udhëtime në Shqipëri…

Kështu, me gjithë përpjekjet tona, ne nuk mundëm të realizojmë një pjesë të rëndësishme të programit. Sidomos na ther në zemër që nuk realizuam udhëtimin në Via Egnatia, nga Kavaja deri në rrjedhën e sipërme të Shkumbinit…”.

Por K. Prashniker dhe A. Shober bënë një zbulim shumë të rëndësishëm. Ata gjetën në Mal të Zi një pllakë me mbishkrimin: “Diana Augusta Candaviensis”, e cila, sipas tyre, ishte pjesë e një sanktuari që i përkiste një Tempulli të Dianës në krahinën ilire të Kandavisë. Kymbishkrim, shkruajnë dy arkeologët austriakë, “i referohet sanktuarit (tempullit) të presupozuar të Dianës…”, që, sipas tyre, ndodhej në Babje.

“Qafa me të njëjtin emër përmes së cilës kalon Via Egnatia(ndodhet)pak a shumë aty ku sot është Hani i Babës (Babje)…”.(Arcaeologische Forschungen in Albanien und Montenegro”, Vien 1919).

 

Në vitin 1953 ishte Jovan Adam, i pari studiues shqiptar, që kishte përshkruar pjesë të trasesë së rrugës “Egnatia” në luginën e Shkumbinit. Rezultatet e përshkrimi ai i botoi në librin “Historia e rrugëve të Shqipërisë” (Tiranë 1953).

Në vitin 1970, dy arkeologë nga Elbasani, Neritan Ceka dhe Lazër Papajani, kryen një ekspeditë informativo-arkeologjike përgjatë rrugës “Egnatia” dhe rezultatet e ekspeditës i prezantuan në një artikull të botuar në revistën “Monumentet”.

Në artikullin në fjalë ata kanë hedhur mendimin se stacioni “Grandavia” dhe Tempulli i Dianës nuk ndodhen në fshatin Babje, por në fshatin Spathar, që është fqinj me Babjen. “Stacioni më i madh në këtë pjesë, shkruajnë Ceka dhe Papajani, ka qenë në Rafjet e Spatharit, ku gjetëm gjurmë banesash të shpërndara në një sipërfaqe prej disa hektarësh.

Këtu mendojmë se duhet identifikuar stacioni Grandavia dhe jo në Babje, pasi Spathara ndodhet në mesin e distancës nga stacionet In Tabernas (Qukës) dhe Triekto (Ura e Haxhi Beqarit), siç e jep itinerary i Buldigalës (607, 7,8; 608, 1)…Largësia e stacionit Ad Dianam nga kalimet e lumit (Genesis flumen dhe In Kandabia) janë afërsisht të barabarta, si për stacionin Grandavia tek intinerari i Burdigalës.

ë të njejtin artikull, në shënimin nr. 43 të studimit në fjalë, dy arkeologët, Ceka dhe Papajani, shkruajnë se ata kishin marrë prej banorëve vendas një informacion “për një ndërtesë antike,sot të zhdukur, që konsiderohej si vend i shenjtë, dhe që mund të jetë një ruajtje e traditës së Dianës së Kandavisë” (Revista Monumentet, 1/1971).

 

             

 

  1. EVIDENTIMI DHE REKLAMIMI I RRUGËS SI NEVOJË PËR ZHVILLIM

 Nga kërkimet e kryera nga studiuesit shqiptarë, në segmentin Durrës-Elbasan janë zbuluar pjesë dhe trakte të plota (ose fragmentare) të kësaj rruge, Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge nga Miraka në Urakë ndodhen një numër monumentesh të rëndësishme arkeologjike e kulturore, disa prej të cilave janë shpallur “Monument Kulture”, siç janë Ura e HaxhiBeqarit (Mirakë), Ura e Kamares (Mirakë), Kalaja e Skënderbeut (Spathar), Hanet e Porosekut (Dardhë), QytezateGurra e Zezë (Xhyrë), Kalajailire (Qukës-Skënderbej), Shpella e Skënderbeut (Qukës-Skënderbej), Ura e Gurit (Qukës-Shkumbin), Qyteza dhe Murzet (Bërzeshtë), Shtatëgurrat e GjorgGolemit(Bërzeshtë), Gradishta në fshatin Dritaj, Ura e Golikut (Golik), Varret e Selcës(Selca e Poshtme) etj., të cilat duhet të përfshihen në guidat dhe në projektet që do të hartohen për kthimin e rrugës “Egnatia” si objekt të vizitueshëm.

Pjesa më e ruajtur, më interesante dhe më e rëndësishme e kësaj rruge është segmenti Mirakë-Qukës, e cilan dodhet në rrjedhën e majtë të lumit Shkumbin.

Në këtë rrugë duhet të shënohen në tabela stacionet romake të periudhës antike, por edhe hanet e periudhave të mëvonshme historike. Sipas Tabelës së Poetingerit, prej Urës së Haxhi Beqarit në Mirakë dhe deri në Qafë-Thanë, nëpër rrugën “Egnatia” ndodhen katër stacione: Stacioni i Mirakës me emrin Treiecto; stacioni i Babjes Ad Dianam; Stacioni i Qukësit me emrat: In kandavie, Mutadio in Tabernas dhe Tres Tabernas dhe në Urakë stacioni me emrat: Pons Servilis dhe Maucio Klaudanon-it. Gjatë periudhave të mëvonshme në këto treva kanë qenë ndërtuar edhe disa bujtina me emrat: Hani i Babës në Babje, Hani i Porosekut në Dardhë dhe HaniKopaçit në Qukës-Skënderbej, etj.

Vend-pushimet që do të ndërtohen pranë ish stacioneve romake do të shërbejnë, ashtu si në antikitet, për pushimin e turistëve (vizitorëve), si dhe për t’u siguruar atyre shërbime të ndryshme. Në shërbim të udhëtarëve, duhet të krijohen karvane me kuaj, apo mjete të tjera komunikimi.